Këto  zgjedhjet e vërtetuen se  Kosovës i nevojitet ndryshimi i Kushtetutës dhe i ligjit zgjedhor. Tani kena mjaft  përvojë se sa disfunkcional është ky sistem. Koha ka ardh me kalue ne rethe votuese. Për fillim kish me qenë mirë sistemi Gjerman ku voutesit kanë nga dy vota nje për kandidatin një për partin. Numri i delegatëve te redukohet në 100. Prej tyre 70 në rrethe votuese e 30 në zgjedhje proporcionale. Në këtë mënyrë zgjedhjet ishin decentralizue edhe kandidatët kishin me qenë të lirë me u kandidue e jo me qenë në mëshirën e kryetarit sikurse në Iran ku lideri suprem cakton kush do të kandidohet. Kjo vlen edhe për Shqipërin.
Në postimin e fundit e cekëm se asnjë parti nuk do të del me fitore të bindëshme. Nëqoftëse  kjo duhet të jetë koha e ndërimeve  atëhere  partit duhet të miren vesh për një konsenzus kombëtar që prej çlirimit e këndej po mungon.
Sipas reultatëve pak ka ndryshime  mes 3 partive kryesore  keshtu që edhe ata që i pritën resultatet me entuziamën  duhet ta ftohin gjakun. Një send është me rëndësi të ceket ky sistem nuk u miratua prej “komandatëve” por prej “Qytetarëve”. Për çato edhe ndodhi ajo çka ndodhi  “Qytetarëve” të PSD-së  ta kishin përdor “Rabushin”(numratoren) e kishin pas kalkulimin më të sakët.
Shumë detyra presin qeverin e re  por ne do të fokusohemi  vetëm  në  negociata  me Sërbin. Këtu sduhet të ignorohet edhe roli i Shqipërisë. Gjer tani Shqipëeria  nuk ka pas akcionet e koordinuara me Kosovën edhe anasjelltas. Kjo vlen për Shqipërin  ku jo vetëm  Qeveria e pranishme  ka bër gabim  por edhe Qeverit e përparshme. Prej çdo negociate me Sërbinë  Sërbia ka dal fituese edhe Sërbet e përdorin këtë strategji  sikurse në ish Jugosllavi Shqipëtarët  tanë edhe Shqipëtarët e Shqipëris. Tash pasi e dijm vendimin e Bashkësisë Europine duhet me evalue politikën e jashtëme të Shqipërisë.
Sa i përket korigjimit të kufijve  ,kufijt duhet të korigjohen në Ballkan por me kujdes me nje diplomaci hap pas hapi.
Kosova keto kufijt e sotëm i ka prej  1956. Në Librin e Slobodan Neshoviq-it “Loja diplomatike reth JUgoslavisë”  botim i 1977  ceket se në AVNOJ-in e 1945 është vendos që Sërbia të këthehet në kufijt e para vitit 1912.
Ne fund diçka prej politikës  Sërbe: Princi Sërb Milosh Obrenoviq  kur e ka pranue Konsulin Sërb për Stamboll kështu e ka këshillue ” Ke kujdes qysh do të përfaqsojshë interesat tona në Turqi. Turqit kan dëshir byth edhe ari. Ti e din fort mirë se ne nuk kena ari”