Nuk di se çfar këshilltari për Makroekonomi e ka Edi Rama që e ka pranua me mar pjesë në Shengenin Balkanik.Nëse Kryeministri beson se me çarkullimin e kamionëve me Sërbin do të zhvilloj ekonomin e Shqipërisë atëhere kjo është gjendje e mjerueshme.Mos ta krahasojm se sa është diferenca e madhësis së Izraelit dhe Shqipërisë .Por Izraelit nuk i pengojn që kamionat nuk çarkullojn me Lebanon Siri etj por ka dalje ne det sikurse Shqipëria edhe kjo nuk ka pengue Izraelit të zhvillohet.
Kishte me qenë shum më efikase me u pas fokusue në integrimin e ekonomisë së Shqipërisë me ate të Kosovës. Njëkohësisht pse me këthye Sërbin në rolin udhëheqës. Vendëse Shqipëria me qenë lider i katërsh-it Me Mal të Zi,Kosovë dhe Maqedoni veriore .E lëshon rolin Sërbisë e cila nuk i pranon krimet që i ka bër ndaj Shqipëtarëve jo vetëm gjatë viteve 90-ta por prej 1912 -it.
Para do vitesh Edi Rama ishte misafir në emisionin GPS në CNN udhëhequr ng Fareed Zakaria (jo bash adhurues i Kosovës) kjo ka qenë pas vizitës së par në Beograd. Kjo qe çka tha “Sërbia njëher ka qene e madhe ,e nuk është më. Ne duhet ta ndihmojmë ta kapërcej kët tranzicion”
Në atë kohë mendova deklarat diplomatike . Por sot po del që Kryeministri me të vërtete paska mendua që Ai është shpëtues i Sërbisë. Unë mendova se Ai do të jetë shpëtues i Kosovës.
Pasi Kryeministri nuk i ka lexua shkrimet e Rexhep Qosjes prej viteve 80-ta ku Ai mbronte Shqiptarët në hapësirën e ish Jugoslavis. Atëhere kish me qenë e rendit me konsultue.Sa për përkujtim Ambasadori i par i Kroacisë në Kosovë Zlatko Kramariq punën e par që bëri në Kosovëishte Shkoi e u takua me Rexhep Qosjën për arsye se i kishte lexue shkrimet e Qosjes në vitete 80-ta në shtypin Kroat.
Thuhet se djalin sduhet me gjykue për shkak të babait.Por ndonjëhere biri nuk dallohet prej babit. Si po duket kjo ishte rasti me Baton Haxhiun dhe Shkelëzen Maliqin.Të dy gjatë viteve 90-ta kanë udhëtue në Beograd por nuk ju ka ndihmue me qenë njohës të mentalitetit Sërb.
Në 100 vjetët e fundit Sërbia nuk është sjell mirë me Shqipëtarët e cilët janë shenjat se 100 vitet e ardhëshme do të sillet më mirë
Për balansë një këshill Kryeministrit .Le ta mere “Gjergj Fishtën për këshilltar”