Krejt faktorët politikë duhet të pyeten se si në 20 vjet pas lufte edhe 12 vjet pas pavarsisë erdhëm në këtë situat. Për 20 vjet mos me pas nje ekip stabile dhe profesionale për negocita është për tu brengosur. Le të shpresojm se takimi në Washington nuk do të jet i damëshëm për Kosovën.
Shkaqet janë të shumta por sistemi zgjedhor e ka bë të pamundshme me prodhue lidera që dijn me kominikue me popullin, fatëkeqësisht kjo ka ndodh edhe në Shqipëri ku për 30 vjet demokraci apo anarhi nuk u prodhua një lider që mendon në nivelin kombëtar.
Vuçiqi vjen në negociata me fitore bindëse në zgjedhëjet e Sërbisë e delegacioni i Kosovës vjen i perfocuar nga lista Sërbe. Këtu përfundon brengosja jonë.
Një prej temave që është folur shum është shkëmbime teritore apo korrigjimi i kufijve.Të përmendim disa fakte historike.
Për her të par delegati nga LDK në vjesht të 2010 ka fol se Kosova duhet të ket kufijt e para 1956-it .Emërin e delegatit po e lëm se nuk jam i sigurt për emërin.
Me 7 Gusht të vitit 1945 në mbledhjen e tret të AVNOJ-it (shkurtesa prej gjuhës sërbishte) është vendos që Sërbia të këthehet ne kufijt e para 1912-it. Në vitin 1948 Jugoslavia ndërpren mardhanjet me Bashkimin Sovjetik dhe Shqipërin. Pas kësaj Perendimi e ndihmon Jugosllavin me kusht të jet neutral.Me forcimin e pozitës ndërkombatre të Jugosllavisë vijm deri te 1956 kur korigjohen kufijt e Kosovës edhe fillon shpërngulja masive e Shqipëtarëve nga Kosova dhe trojet tjera Shqipëtare. Këto jan dy fakte që kishin me ndihmue normalizimin e mardhanjeve me Sërbinë .Kufijt e para 1956 dhe pranimi i pavarsisë.
Delegacioni i Kosovës duhet me mar parasysh Se Serbia nuk ka problem vetëm me Kosovën por aty është Sanxhaku e veçanërisht ” Republika Srpska” që don të bashkangjitet Sërbisë.
Kështu që prej Deyton-it kan kalua 25 vjet edhe gjendja nuk është përmirsua.
Në deklaratën e fundit të Grenell-it Ai ceki se kur ka bisedua me Bizniset në Kosovë dhe Sërbi ata kan shprh dëshirën për bashkpunim që është normal interesi i tyre është profiti.Por kjo nuk kish me qenë mirë për Kosovën . Kosovarët kan konzumua mjaf ” PLasma Keksa” edhe kurgjë nuk u përmisue. Koha ëshë që të mendojm pakëz për patriotizmin ekonomik. Sa për Grenellin unë kam një këshill delegacionit të Kosovës të drejtohet me këto fjal” Zoti Grenell ju jeni shërua prej kancerit duke falenderuar Diagnozës së sakët dhe terapis së drejt.Ne në Ballkan e kena Kancerin që quhet Sërbi e Ju po na ofroni për terapi Aspirin”
Në fund një lajm i mirë nga Tirana . Aeroporti i Rinasit është hap dhe një prej fluturimeve të para është fluturimi i ”AirSrbia” për Beograd. Ky është rezultat i 30 vjet demokracie në Shqipëri .Luftërat e viteve 90-ta fare nuk egzistojnë .Kjo po ma përkujton kohën kur isha në Zagreb Ku na i provokojshim Kroatët se mes Vienës dhe beogradit e kan zgjedh beogradin. Po ajo nuk ka qen zgjidhja e tyre edhe sot e dijm ku është Kroacia.E Shqipëria me vullnetin e vet po i jep përparsi beogradit në vend të Romës.