Aktakuza e ”Speciales” u prit me brengosje te një pjesë e opinionit të Kosovës ,e përfaqsuesit e ”Kolonës së pest” e pritën me duartrokitje.Për përcjellësit serios të gjykatës si ajo para kësaj e Hagut nuk ke risi. Sikurse gjykata e ”Hugut”që ka pas për detyrë me minimalizue krimet Sërbe ashtu edhe specialja me rrit përgjegjësin e Shqiptarëve gjer në apsurd sa Shqipëtarët kan bër krime kundra njerëzimit.
Mos mbëritja e një konsenzusi kombëtar politik prej çlirimit e gjer sot e ka prue Kosovën në kët krizë.Le të përkujtojm se krejt ato vrasjaet misterioze që ndodhën pas çlirimit asnjë nuk u hetue gjer në fund.Edhe pas pavarsisë zyrtarët nuk e muarën seriozisht problemin e funkcionimit të gjygjit për hetimin e krimeve.Kaluan vitet edhe tër filluan me pretendua se kurgja nuk ka ndodh.
Më posht të analizojm disa grupe kryesore që ne mendojm se kan përgjejgjësi.
Grupi i par është krahu i luftës që akuzohet me së shumti . Krahu i lufës që ishte në qeveri ka pas përgjegjësin më të madh se ka dal prej lufte. Edhe nëse këta individ kanë qenë në gjendje me dhan jetën pë Kosovën pse ndodhi kjo.A nuk ka qenë lufta për Kosovën e lirë ku do të vepronte ligji dhe rregulla.Nuk është me rëndësi kualifikimi i tyre por qëndrimi i sinqert me shërbye vendin.Fatëkeqësisht kjo mungoi edhe na jena sot ku jena.
Grupi i dyte është ata që e çuajn vehten ”Qytetar”. Ky grup e pranoI ligjin zgjedhor pa asnjë vërejtje,edhe kjo është shkakëtar kryesor që asnjë qeveri nuk ka funkcionue si duhet.Këta ishin që e pritën me duartrokitje votimin e speciales më 2015 duke ignoruar se nëqoftëse ne nuk jena në gjendje të trajtom problemet tona atëhere ne do të jemi të pa aft me udhëheqe shtetin.Këtu ky grup nuk dallonte krimet e pas luftës prej asaj çka po akuzohen Shqipëtarët me krimet e luftës.Krejt akuzat për krimet gjatë luftës në bazë të dëshmive të publikuara ishin shum të turbullta kështu që në bazë të tyre vështire është të akuzojsh ndonjë person.
Nuk dihet se sa ka qen numri I deputetëve që e kan lexua ligjin.Kjo tash duhet me qen mësim për klasën politike si të përgatitet pë negociat në të ardhmen. Nuk duhot çdo gja me nënshkrue . Kjo I kushtoj Kosovës shumë.
Grupi I tret është Vetëvendosja. Albin Kurti në këtë situate duhet me tejkalue sjellëjet e liderëve Ballkanik ku dëshira e një lideri është që kundushtari të bjen ne Humner e të çlirohet vendi për mua.
Kështu që tash na nevojitet si thot Ai ‘’Uniteti Kombëtar’’ e le të tejkalojm pengesat edhe ne të jemi në gjendje me gjykue për keqë përdorimin e Qeverisë.
Në fund grupi I katërt kish me qen Kryeminstri Rama.Fjalimi I tij në parlamentin Shqipëtar ishte si fjalim I vonuar por i qëlluem.A do të mundet me iu përmbajt të thënave nga fjalimi.Sërbët shum seriozisht miren me Shqipëtar sa për ilustrim si ndodhi që 3000 Sqipëtare u martuan për Serb edhe këto asnjë lider në Shqipëri nuk e vërejti. Asnjë Sërbe në Sërbi nuk don me u martua për ata Sërb edhe kjo e bën gjendjen edhe më të mjerueshme.
E dyta Luftërat e viteve nëtëdhjeta gjer te çlirimi I Kosovës nuk është prezente në opinion e Shqipërisë.Politika duhet të korrigjohet duhet me pas një politikë të koordinuar.
Gjatë vizitës në Kosovë u përmend prap minishegeni. Ajo kish me qen një kurth për Shqipëtarët. Deri sa Sërbia nuk është e gatëshme me pranue krimet ndaj Shqipëtarëve edhe të pranoj Kosovën ne nuk mundemi me pas mardhanje të mira. Momentalisht Sërbia dhe Sërbët nuk jan të gatëshëm të I pranojn gabimet edhe të tregojn respekt ndaj Shqipëtarëve.