Në postimin e fundit patem cek se duhet te mbërihet një konzenzus kombëtar.Pas krijimit të koalicionit afatshkurtër doli në shesh se u ignorua të mbërihet një konzensus kombëtar.
Mospërvoja e Kryeministrit edhe moskuptimi i sistemit zgjedhor ka kontribue kesaj gjendjeje.Origjinën e kësaj mosvarshje duhet të kërkojm në kohën e UNMIK-ut .
Politika e UNMIK-ut nuk ishte e favorshme për Kosovën .Politika primare e tyre ishte me dhan priorite punësimit të rinjëve e jo me i dhan përpasi aftësisë profesionale .Ku ishte kombinua përvoja me rrinin ku kishin me u shkëmbue përvojat e vjetëra me ato të reja.
Në kohën menjëhere pas lufte frakcionet politike nuk ishin të vetëdijshëm momentit historikë per zgjedhjen e problemit të Kosovës .kështu që në vend që të mbërrijmë një konzensus kombëtar ata nuk dijshin si të bisedojn njeni me tjetërin.Kjo vazhdon
edhe sot.Kaluan 20 vite edhe ne nuk kena ende kuadra të aftë që dijn si me bë negociata.
Gjat këtyre 20 viteve jo vetëm që pat shum lëshime por edhe u insistue në mënyr strikte penzionimi i personave në moshën 65 vjeçare kjo ka muajt me u bë me do përjashtime për 200-300 eksperta të profileve të ndryshme që kishin me ndihmue shumë në tranzicion.
Sa për ilustrim në SHBA Drejtori i institucionit për smundje infektive dhe të alergjisë që koto ditë shpesh është paraqit në televizion Anthony Fauci është 79 vjeçar.
Gjatë këtyre viteve gjeneratat e reja u rritën pa një  orientim të mire kombëtar edhe pa dijen të historis .Tjetër karateristikë është se nuk dijn me kominikue me gjeneratën e më parshme
Kur vjen te historia tër mendojn se historia fillon me ta.Qeverit e deritanishme njësoj nuk kan tergua njohje të mjaftueshme për kët ka ndodh qe çdo gje kan nënshkrue pa mendue për konsekvencat.
Tash vijm te zgjedhjet fundit ku u pritën ndryshimet e mëdha edhepse rezultati nuk tregoi se mund të bëhen ndryshimet e mëdha.Me kët u mashtrua edhe diaspora si në Europe edhe në SHBA. Kur je fitues me 26,5% ose nje deputet më tepër se partia e dytë.Kjo të detyron me bë kompromisë.
Vetëvendosja nuk ka rekordë të mirë në qeverisje.Nëqoftëse e marim shembullin e Prishtinës jo fort rekordi i mirë .A numrohet gjysa e gabimit të vetëvendsojes e gjysa e Kryetarit që dezertoj partin.
Papërvoja e Qeverisë u tregua menjëher. Para pandemise si detyrë e par ishte me ndërua 9 Ambasador.Kjo nuk o dasht me qene prioritet i qeverisë edhe mospërvoja në politikën e jashtme .Sa për shkarkimin e ministrit dul se kryeminstri paska autoritet apsolute.Me pas pas nje dokument të nenshkrueme nga ministrat ku precaktohet kjart çka edhe kur ministri komunikon me media pa konsultimin e kryeministrit ,atëhere kishte me pas mbules për shkarkimin nga detyra.
Tash vijm te Shkelzen Gashi si këshilltar.Në intervjuin ne T7 aty ai nuk tregoi që kish ndonjë rekord të mirë me qenë këshilltar i Kryeministrit.Në mes tjerash ceku se ish mar me historin e protestave që janë metodat e shkeullit 19. Në pyetjen e moderatorit se ai a ka gjuajt kuvendin e Kosovës me gur, ai u pergjegj”Jo unë kam gjuajtur me lloq”.(Në Prishtinë është leht me gjet lloq fal udhëheqjes së qytetit nga vetëvendosja).
Gashi nuk është i vetmi që mendon ashtu ka shum gjeneratës së tij që jan shkollua me ndihmën e organizatave të huaja ku është praktikua mendimi globalist e jo mendimi kritik edhe kombëtar.Progremet që kanë krye jane të llojit “Mickey mouse” Kësi lloj kuadra ka mjaft edhe në Shqiperi. Për ta luftërat e viteve 90-ta gati nuk egzistojn.Nëqoftëse Gashi edhe bashkëmendimtarët e tij munden me jetue duke folur nonsens atëhere kjo tregon dobësin e shoqëris Shqipëtare.Me këto pallavra në Singapur nuk ishin kualifikue as rrugët me i Pastrue.
Si përfundim Vetëvendosja mundet me dal prap fitues po ju si po shpreson me mbi 50 vende në parlament.Jo se jan parti më e mirë por të tjerët jan shum të kompromituar.Duhet me dit se asnjë parti nuk ka kuadra për tër Qeverin. Shembulli i Slloveninis duhet të përcillet. Prej 1990 asnjë parti nuk ka fitue me tepër se 26% por administrata e tyre është profesionale .Kjo duhet të jet qëllimi i qeveris së re.
Në fund një informat prej sërbie.Para pandemis një sondazh në Sërbi tregoi se Urejtjen më të madhe me 45% e kishin kundë Kroatëve ,Shqipëtarët ishin në vendin e dytë. po me qat përqindje.
Në Basktboll kur ben gabim në hapa e humb topin. Nëqoftëse kjo përsëritet disa her atëhere e humb ndeshjen.

P.S.

Një këshillë aktivisëve të Vetëvendosjes apo militantëve.Shum leht është me bë disa “klika” në fotoshop e mandej me i shpërnda në rrjetat sociale

por qeverisja ëeshtë sendi seriozë.