Ngjajshmëria e Kosovës dhe Izraelit është se në Kosovë zgjedhjet mbahen me një vit e qeveria krijohet vitin tjetër.Në Izrael kohët e fundit çdo gjashtë muaj mbahen zgjedhjet e kursesi të krijohet qeveria .Zgjedhjet e ardhshme janë në Mars. Këtu mbaron ngjajshmëria e Kosovës me Izraelin.

Në Izrael nuk lindin patriota por i bëjn patriota .Tek ne as nuk lindin as nuk i bëjm kjo vlen edhe për Shqipërin.

Pasi kaluan më tepër se 100 ditë deri sa u krijua Qeveria do të fokusohemi në çka kishim pas dëshirë Qeveria me bë 100 ditët e para të qeverisjes.
Në fillim Qeveria do të ketë presion të heq taksat ne mallin nga Sërbia. Koha është që Shqipëtarët të ken një vetëdije ekonomike e të koncetrohen në prodhimet alternative.
Fundi fundit gjer tani edhe Qeveritë por edhe populli Shqipëtar  duhet të dijë se ekonomia është politikë e edhe politika është ekonomi.

Qeveria duhet të jet më agrisive me Qeverin Shqipëtare që të zbatohen marveshjet bilaterale me interes kombëtar.Duhet të hiqet tarifa e rrugës e të gjinden mënyra tjera të mirëmbajtejs . Ajo quhet rruga e Kombit dhe çdo pjesëtar i kombit duhet të ket drejt të shfrytëzoj e jo ajo të bëhet ”Lexus line” emëri i makinave luksoze të Toyot-së. Ajo është Arterja e Kombit dhe duhet të jet gjenerator  i zhvillimit dhe integrimit.

.Njësoj të punohet në MiniShengenin Shqipëtar.Këto po i përmendi se Shqipëria në 30 vjetët e fundit nuk prodhoi një Lider që mendon në nivelin Kombëtar kjo vlen edhe për Kosovën.
Këto kishin me qenë disa dëshira që nëqoftëse ishin realizue kishin hap rrugë edhe për zhvillime tjera.

Në fund diçka prej historisë se Sërbisë pasi këta janë gjeneratat e reja po ju përkujtoj diçka çka ka  than  gazetari sërb Aleksandar Tijaniq . Ai ishte ministër i kulturës në qeverin e MIllosheviq-it. Pasi ra Millosheviqi Ai deklaroi këtë gazetarit të New York Times-it ” Europa po gabon që po i jep shumë leht notë kaluese Sërbisë dhe Sërbëve.Millosheviqi kërkend nuk e ka detyrua të shkoj në luft por Sërbët vet prej dhomës se ndejes drejtpërdrejt kan shkue në linjë të frontit”.