Më në fund u formua Qeveria e re.Për këtë gjendje krejt partit janë përgjegjës .
Si ndodhi që për 20 vjet kur kujt nuk i pengoj sistemi zgjedhor i brishtë.Unë nuk dij qe dikund në shtetet e zhvilluara egziston kësi lloj sistemi ku 4% e minoriteteve kan 20% të vendeve në parlament. Për kët e kan përgjegjësin edhe ata që çuajn vehten ”qytetar” që nuk dihet se e kanë kundërshtue kët ligj prej fillimit.
Diçka për Kushtetutën. Ata që ishin optimist që din me interpretue kushtetutën duhen me dhan skjarime.Këtu në SHBA kur bëhet lufta per president arsya kryesore është se kryetari emëron Gjygjëtarët për Gjykatë Suprem. Gjygjëtarët konzervativ interprtojn ndryshe prej Gjygjëtarëve liberal.Është shprehje këtu ” Mos më skjaro ligjin por trego kush është Gjygjëtar”
Një detal prej qeverisë para Kurtit ,ku është pagua 160 mijë euro një kompanie franqeze për lobim. Një këshillë për të ardhmen pasi politikanët Shqipëtar në Kosovë edhe në Shqipëri nuk kan kurfar renomeje në Perendim këshilla është mos harxhoni të hollat kot. Lobimi më i mire kish me qene me punue drejt e me dignitet në vend.
Të diskutojm disa ”gafe” të qeveris Kurti qëmund të ndihmojn në të ardhmen të mos përsëriten gabimet e njenjta.
Në të ardhmen duhet të rethohen me këshilltar të vërtet që kan dije e ekspertize e jo me këshilltar kalibrit ”Gashi”
Marja e testeve prej Sërbisë e gjeti Qeverin të papërgatitur, vendse ajo shkëmbimin ta bënte nëpermjet Kryqit të kuq të Kosovës dhe Sërbisë e muar drejtpërdrejt . Me kët gabim
ua mundësoi Sërbisë një reklam.
Zbatimi i karantinës në mënyrë strikte bëri që të humbet një jetë e re.
Ekstremi i karantinës deshti meu aplikue edhe te rasti Pacolli i cili vinte prej Zvicre të shkoj drejt në fshatin e tij.Ai nuk ishte në karantinë në Zvicër pse është dasht me qenë në Kosovë.
Madje bashkpunimi i institutit të Shëndetsisë të Kosovës me ate të Shqipërisë sipas raporteve ishte minimale. Të përkujtojm gjeneratat e reja se në vitin 1979 ka pas më tepër profesora të Univerzitetit të Tiranës në Univerzitetin e Prishtinës edhe ato pa pas ”Kombtaren” se sa sot . Kështu që pas demonstartave të 1981 Sërbia i akuzoi profesorat se e kan indoktrinua rinin Shqipëtare që e detyroi Rektorin e atëhershme të Univerzitetit të Prishtinës Dervish Rozhaja të deklaroj se” Shkenca nuk ka atdhe”.
Në fund ndodhi që rruga për Sërbi u hap e rruga për Shqipëri u mbyll. Kur u çel rruga me Shqipërin u vun tarifat për dezinfektimin e kamionave për 22.5 Euro thue se Kamionat kan qen plot me Lakuriqa.
Në fund një informat Qeveris së re pasi po bëhet gati me vazhdue dialogun me Sërbin.
Me 1 Qërshor Profesori Serb Srgjan Trifkoviq tha kët për Shqipëtarët: ” Shqiptarët jan një popull Para-Modern që po mundohet me vones me iu bashkangjit shoqëris së perendimit që është në shkatrim e sipër ”
Plot intelektual Sërb mendojn në kët mënyr.